 |
Shërbimet
Rrjeti Kosovar për Telekomunikacion Tokësor (RrKTT)
është një organizatë joqeveritare dhe joprofitabile,
që menaxhon, mbikqyr dhe mirëmban rrjetin e transmetuesve
të programeve radio-televizive kosovare. Rrjeti jonë është
ndërtuar me donacione të Qeverisë së SHBA-ve
(përmes USAID-it) dhe të Qeverisë së Japonisë
(përmes UNDP-së). USAID-i edhe më tej e mbështet
organizatën tonë, për të siguruar kështu
mbarëvajtjen e punëve operative dhe mirëmbajtjen
e pajisjeve tona.
Pajisja dhe shërbimet e RrKTT-së shfrytëzohen gjithashtu
edhe nga disa organizata të tjera. Shërbimet e telefonisë
mobile, transferi i shpejtë i të dhënave dhe shpërndarja
e Internet-it – janë gjithashtu mundësi të
RrKTT-së.
Sistemi i RrKTT-së përbëhet nga shtatë punkte
në mbarë Kosovën dhe një punkti qendror në
Prishtinë. Infrastruktura e RrKTT-së mundëson punë
të pandërprerë të sistemit gjatë 24 orëve
të ditës, duke iu falënderuar rrugëve të
ndërtuara deri te çdonjëri punkt, duke iu falënderuar
linjave elektrike të pavarura, duke iu falënderuar gjeneratorëve
përkatës dhe rezervuarëve të mëdhenj me
kapacitet sinjifikant prej 25000 litrash.
|
 |
 |