faqja e pare  |  per ne  |  sherbimet  |  lajmet |  klientet  |  pikateng  |  shq

 

Për Ne

Periudha e pasluftës e gjeti Kosovën pa sistem tokësor për telekomunikacion. Asnjë ndërtesë nëpër punkte, asnjë pirg, asnjë transmetues dhe pajisje tjetër nuk kishte shpëtuar. Kosova ishte – e çkyqur.

Rrjeti Kosovar për Telekomunikacion Tokësor (RrKTT) është krijuar dhe është ndërtuar si pjesë e projektit të quajtur Projekti për Media të Pavaruara në Kosovë (KIMP), të financuar nga USAID-i dhe të implementuar dhe menaxhuar nga IREX/Kosova. Ndërtimin dhe pajisjen e rrjetit, me kontributin e tyre të çmueshëm e ndihmuan edhe KFOR-i, UNMIK-u, OSBE-ja dhe Qeveria e Japonisë, përmes UNDP-së.

Planifikimi, ndërtimi dhe eksploatimi i resurseve të RrKTT-së është një ndërmarrje e madhe, e vështirë dhe e shtrenjtë. Roli i RrKTT-së, funksioni dhe rëndësia e tij janë gjithashtu – sinjifikante. RrKTT-ja mbulon me sinjal radioteleviziv mbi 2/3 e popullsisë së Kosovës, duke ofruar shërbime transmetimi për tri shtëpi televizive (TV21, RTK e KTV) dhe katër radio stacione (Radio 21, Radio Kosova, Radio Dukagjini e Radio Blue Sky)..

Pajisja dhe shërbimet e RrKTT-së shfrytëzohen gjithashtu edhe nga disa organizata të tjera. Shërbimet e telefonisë mobile, transferi i shpejtë i të dhënave dhe shpërndarja e Internet-it – janë gjithashtu mundësi të RrKTT-së.

Sistemi i RrKTT-së përbëhet nga shtatë punkte në mbarë Kosovën dhe një punkti qendror në Prishtinë. Infrastruktura e RrKTT-së mundëson punë të pandërprerë të sistemit gjatë 24 orëve të ditës, duke iu falënderuar rrugëve të ndërtuara deri te çdonjëri punkt, duke iu falënderuar linjave elektrike të pavarura, duke iu falënderuar gjeneratorëve përkatës dhe rezervuarëve të mëdhenj me kapacitet sinjifikant prej 25000 litrash. .

Rrjeti i sotëm është i regjistruar në UNMIK si OJQ, punëson 23 punëtorë dhe zyrtarisht quhet Rrjeti Kosovar për Telekomunikacion Tokësor – RrKTT (Kosova Terrestrial Telecommunications Network – KTTN). Funksionimi i RrKTT-së mundësohet në bazë të donacionit vjetor nga ana e USAID-it, i cili e mbulon në tërësi buxhetin e Rrjetit.

punesimi / kontakti / site map
Copyright KTTN.net 2004. All rights reserved.