 |
Për Ne
Periudha e pasluftës e gjeti Kosovën pa sistem tokësor
për telekomunikacion. Asnjë ndërtesë nëpër
punkte, asnjë pirg, asnjë transmetues dhe pajisje tjetër
nuk kishte shpëtuar. Kosova ishte – e çkyqur.
Rrjeti Kosovar për Telekomunikacion Tokësor (RrKTT)
është krijuar dhe është ndërtuar si pjesë
e projektit të quajtur Projekti për Media të Pavaruara
në Kosovë (KIMP), të financuar nga USAID-i dhe të
implementuar dhe menaxhuar nga IREX/Kosova. Ndërtimin dhe pajisjen
e rrjetit, me kontributin e tyre të çmueshëm e
ndihmuan edhe KFOR-i, UNMIK-u, OSBE-ja dhe Qeveria e Japonisë,
përmes UNDP-së.
|
 |
 |